MENU
klinika

Sa biznese janë dënuar në 10 muaj?

Shkelën ligjin/ Mln lekë gjobë për sigurinë ushqimore

23.11.2019 - 13:34

861 biznese agroushqimore në të gjithë vendin janë ndëshkuar me gjoba nga Autoriteti Kombëtar i Ushqimit, gjatë periudhës Janar-Tetor 2019.

Subjektet janë kapur në shkelje të ligjit të ushqimit, të cilat lidhen kryesisht me tregtimin e produkteve jashtë afateve të përdorimit, mungesë të sistemit të gjurmueshmërisë, mangësi në kushtet higjeno-sanitare, tregtim produkti mish i pa pajisur me certifikatë veterinare dhe vulë, mungesë në dokumentacion shoqërues të importit, mos etiketim në gjuhën shqipe, etj.

Ndërkaq, gjatë kësaj periudhe Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka kryer në total rreth 81 mijë inspektime, ku ka vendosur masa me paralajmërim për 6190 subjekte.

 

Përgjatë periudhës në vijim të vitit, AKU ka nxjerrë një urdhër për kontrolle të shtuara me qëllim garantimin e sigurisë ushqimore gjatë festave, si dhe paralelisht ka nisur një fushatë ndërgjegjësuese në subjekte.

Shtimi i numrit të inspektorëve, monitorimi i sigurisë ushqimore do të marrë vëmendje më të shtuar.