MENU
klinika

Përplasja tek mbikalimi i Shkozetit

Shkëmbim me armë zjarri, qëllohet prokurori Arjan Ndoja

01.11.2019 - 16:57

Prokurori Arjan Ndoj ka mbetur i plagosur në shkëmbimin e zjarrit që ndodhi sot në mbikalimin e Shkozetit në Durrës.

Dy prej personave të plagosur janë në gjendje më të rëndë. Ndërkohë mësohet se në makinë ka qenë edhe një femër që gjithashtu ka mbetur e plagosur.

Dyshohet se shënjestër e atentatit ka qenë pikërisht prokurori Ndoj, i cili së fundi u bë ‘mollë sherri’ mes maxhorancës dhe opozitës.

Prokurori Ndoj ishte ai që çoi pas hekurave ish-drejtorin e Kadastrës Liridon Pula. Ky i fundit u mor në mbrojtje nga zëvendës kryeministri Erion Braçe dhe nga kryeministri Edi Rama.
Por Ndoj është i përfolur edhe për çështje të tjera.

Ndërkohë, Policia e Durrësit ka dhënë informacionin e parë zyrtar në lidhje me atentatin. Policia thotë se rrethj orës 16:30 në aksin rrugor Durrës-Tiranë, është qëlluar me armë zjarri në drejtim të makinës me targë AA 333 ZD që drejtohej nga prokurori Arjan Ndoja.

Policia thotë se për pasojë janë plagosur prokurori Arjan Ndoja 44 vjeç, A.L., 48 vjeç dhe A.M., 30 vjeç.

Ky i fundit, 30-vjeçari me inicialet A.M. është nisur për mjekim të specializuar në Spitalin e Traumës në Tiranë, – thotë policia e Durrësit, ndërsa dy të tjerët ndodhen në Spitalin Rajonal Durrës, jashtë rrezikut për jetën, mes të cilëve edhe prokurori.

“Policia e Durrësit është vënë në ndjekje të autorëve, po krihet zona dhe në të gjitha akset rrugore që lidhen me Durrësin janë ngritur pika kontrolli”, thuhet në njoftimin paraprak. Për zbardhjen e ngjarjes  është ngritur menjëherë një grup i posaçëm hetimor nga Departamenti i Policisë Kriminale, Prokuroria e Durrësit dhe Policia e qytetit bregdetar.

“Policia e Shtetit fton këdo që mund të ofrojë informacion në ndihmë të hetimit të shpejtë të ngjarjes të telefonojë falas në numrin 112”, thotë policia duke kërkuar ndihmën e qytetarëve për të bërë të mundur kapjen e autorëve, të cilët policia nuk shprehet nëse janë identifikuar apo jo

Regjistrimi i rreth 13.000 m2 tokë pa asnjë dokument ligjor në Lalëz

Lihet në qeli ish-kreu i Kadastrës

Dyshohet se ra nga lartësia e një pallati

Tragjike! Humb jetën 10-vjeçari

Zonat ku pritet të ketë edhe dëborë

Nisin reshjet e shiut në të gjithë vendin