MENU
klinika

Kategoria e Parë, Java 9

Shkëputet Kastrioti, Iliria surprizon Lushnjën

23.11.2019 - 15:12

Kategoria e Parë ka luajtur javën e tetë, ku ka pasur edhe përballje direkte. Në sy bie fitorja e Kastriotit në Grupin A kundër Korabit në Peshkopi, teksa krutanët tashmë shkëputen në krye.

Krutanët fituan me rezultatin 0-1, me golin e shënuar nga Ajazi në minutën e 53-të të ndeshjes dhe tashmë janë të qetë në krye. Ndërkaq, Dinamo nuk ka mundur dot të marrë tre pikët kundër Veleçikut, pasi ka ngecur në një barazim 1-1.

Erzeni nga ana tjetër ka marrë trepikëshin kundër Besëlidhjes, pasi ka fituar me rezultatin e ngushtë 1-0. Xhixhiua ishte autori i golit. Gjithashtu Burreli ka mundur Tërbunin, ndërsa Shkumbini ka barazuar pa gola me Egnatian.

GRUPI A

SHKUMBINI-EGNATIA 0-0

BURRELI-TËRBUNI 1-0

(Stana 14′)

DINAMO-VELEÇIKU 1-1

(Celiku 70’/ Toma 67′)

ERZENI-BESËLIDHJA 1-0

(Xhixhiua 89′)

KORABI-KASTRIOTI 0-1

(Ajazi 53′)

Nuk kanë munguar rezultatet surprize në Grupin B! Iliria e Fushë-Krujës mposhti me rezultatin 2-0 Lushnjën, duke e zbritur nga froni skuadrën e Ilir Gjylës, teksa kryesimin e ka marrë Pogradeci i Abazajt.

Liqenorët mposhtën Turbinën me rezultatin 0-1, falë penalltisë së shënuar nga Jahaj. Në sfidat e tjera, Apolonia dhe Besa triumfuan bindshëm në shtëpi, ndërkohë që përballja mes Shënkollit dhe Elbasanit u mbyll në barazim 1-1.

GRUPI B

TURBINA-POGRADECI 0-1

Jahaj 79′ (p) 

ILIRIA-LUSHNJA 2-0

Alushi 43′ (autogol), Haxhiu 56′ 

SHËNKOLLI-ELBASANI 1-1

Gruda 31′ / Balla 70′ 

APOLONIA-ORIKU 3-0

Mihana 41′ , Omeri 54′ , Mehmeti 69′ 

BESA-DEVOLLI  3-0

Cara 29′ , Onuh 61′, 74′