Shkodra po kthehet në një krizë të brendshme politike në Partinë Socialiste, pas dështimit të strategjisë së Edi Ramës për këtë qark.
Sot në oren 15:00 kryeministri Edi Rama do të mbledhë sërish drejtuesit politikë dhe deputetët e Shkodrës.
Takimi do të mbahet në selinë PS dhe temë diskutimi do të jenë emërimet në Qarkun e Shkodrës të cilat deputeti i Malësisë së Madhe, Paulin Sterkaj javën e kaluar shprehu shqetësimin se janë kthyer në tendera politikë.
Pavarësisht pakënaqësive të shprehura ndaj të deleguarve të Edi Ramës në kryeqendrën e Veriut, kryesocialisti mësohet t’i ketë mbrojtur ato.
Por për të mësuar më shumë dhe për të zgjidhur këtë situatë problematikë mes socialistëve, Kryeministri ka vendosur ta marrë vetë situatë në dorë duke i mbledhur të hënën vetëm qarkun e Shkodrës.
Edhe pse në fushatë për zgjedhjet e 30 qershorit, Edi Rama premtoi investime në këtë qytet, mesa duket Shkodra nuk po i ngjit Kryeministrit.
Pasi edhe pse fitoj lokalet nuk ka një kryebashkiak në krye të Shkodrës, për shkak se i emëruari i tij Valdrin Pjetri u prek nga ligji i dekriminalizimit.