MENU
klinika

Rama me të njëjtin shqetësim si Basha

Shpallet gjendja e jashtëzakonshme edhe në Laç

29.11.2019 - 08:55

Kryeministri Edi Rama ka shpallur sot gjendjen e jashtëzakonshme edhe në qytetin e Laçit, i cili rezulton të jetë mjaft i dëmtuar nga tërmeti i fuqishëm i 26 nëntorit.

Gjatë fjalës së tij në mbledhjen e jashtëzakonshme të qeverisë, Rama tha se mirëkupton opinionin e kreut të opozitës dhe se ndan të njëjtin shqetësim me të se Laçi përfshihet në këtë perimetër, ndaj dhe sot ka vendosur ta përfshijë në program.

“Mirëkuptoj opinionin e kryetarit të opozitës, se Laçi përfshihet në këtë perimetër, them se na përputhen shqetësimet dhe idetë. Ne sot duhet të përfshijmë edhe zonën e prekur të Laçit në të njëjtin program.

Ka filluar puna për pastrimin e hotspoteve në Durrës dhe Thumanë. Është bërë shembja e godinave të rrezikshme në Thumanë, ku ishim mbrëmë deri vonë.

Po ashtu edhe në Durrës ka nisur puna për pastrimin e gërmadhave, ku nuk ka më operacion kërkim-shpëtimi”, tha kreu i qeverisë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


"Njoftimi i rremë dhe dashakeq për të përhapur panik"

“Shumë viktima në morgun e Tiranës”, policia njoftim urgjent

Zhvillimet më të fundit minutë pas minute

Tërmeti katastrofik/ Thellohet bilanci i tragjedisë, 47 viktima