MENU
klinika

Euro 2021

Shqipëria dhe Kosova pësojnë disfata edhe me U-21

15.11.2019 - 21:07

Shqipëria dhe Kosova kanë dështuar edhe sonte me ekipet përfaqësuese U-21. Kuqezinjtë janë mposhtur 0-2 nga Anglia U-21, ndeshje e luajtur në Shkodër, ndërsa Austria U-21 në shtëpi mund 4-0 dardanët.

Shqipëria ka pësuar dy golat në pjesën e parë (22’ e 43’), ndërsa në të dytën nuk ka arritur të gjejë të paktën në gol. Në fund, në 93’, anglezët kanë shënuar edhe golin e tretë.

Një humbje e pritshme deri diku, duke parë forcën e kundërshtarit. Të besuarit e Alban Bushit janë përpjekur të rivalizojnë deri diku, në një ndeshje ku tifozët kanë qenë të paktë, pavarësisht se përballë ishte Anglia.

Ndërsa Kosova ka pësuar nga dy gola për secilën pjesë të lojës në Austri. Kujtojmë që Shqipëria dhe Kosova ndodhen në një grup. Kryeson Anglia me 12 pikë të plota, në vend të dytë Austria po me 12 pikë, por me një ndeshje më shumë. Kosovë-Shqipëri është ndeshja e radhës më 27 mars.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN