MENU
klinika

Flet Didier Deshamps, trajneri i Francës

“Shqipëria e fortë, mbaj mend kur humbëm këtu”

16.11.2019 - 17:55

Didier Deshamps, trajneri i Francës, nuk nënvlerëson aspak Shqipërinë dhe shembull për merr ndeshjen e fundit ndaj Moldavisë, ku kampionët e botës vuajtën për të përmbysur rezultatin.

Coman? 

“Comani nuk është i disponueshëm, kështu që morëm vendim që ai të jetë i gatshëm për klubin e tij, Bayern Munchen”.

Ndeshja e nesërme?

“Do të thoja që nesër do të jetë një ndeshje e fortë, pasi do të luajnë në fushën e tyre, në inaugurimin e stadiumit. Shqiptarët do të manifestojnë dashurinë e tyre për futbollin”.

Cili lojtar shqiptar do grumbullohej me Kombëtaren e Francës?

“Do përpiqem të japë një përgjigje. Mund të përzgjedhë vetëm lojtarë francezë, jo shqiptarë (qesh). Do thosha që ju keni lojtarë shqiptarë të një cilësie të mirë, duhet ta pohoj këtë. Duhet t’i referohem dhe humbjes që pësuam në Elbasan 1-0. Duhet të them se lojtarët shqiptarë kanë një cilësi të mirë”.

Vendi parë? 

“Nuk mund të them, që mund të kemi një grup të mirë apo më pak të vështirë, po morëm vendin e parë. Ne duhet të marrim vendim e parë, pastaj shorti është short. Ne duhet të punojmë që të mundim ekipet e tjera”.

Ndryshime?

“Duhet të them se të gjithë lojtarët kanë dëshirë të luajnë nesër. Koha e shkurtër lë pak kohë për të reflektuar. Por, kjo varet nga forma. Mund të ketë një lojtar në një formë më të  dobët se lojtarët e tjerë”.

Revansh për ndeshjen me Moldavinë? 

“Nuk mund të ketë një revansh. Realiteti është që me Moldavinë nuk ishim mirë në pjesën e parë, por në pjesën e dytë luajtëm më mirë.

Objektivi u arrit dhe në arritëm fitoren, atë që kërkohej. Mund të them që edhe lojtarët elitarë gabojnë, por nuk është ky rast që duhet të dënohet. Edhe një futbollist kur gabon në ndeshje, nuk mund të marrim ndonjë masë ndaj tij”.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN