Kombëtarja shqiptare ka bërë një ndër hapat më fals të historisë së saj. Kuqezinjtë nuk shkojnë më shumë se 2-2 ndaj Andorrës modeste, duke dalë nga “Elbasan Arena” me kokën ulur.
Ndeshja ka nisur mirë për Shqipërinë, teksa tanët kanë realizuar që në minutën e gjashtë me anë të Bekim Balajt. Sulmuesi ynë realizoi me kokë, 1 metër larg portës.
Kur pritej që kuqezinjtë të dyfishon rezultatin, miqtë befasojnë me gol. Një pakujdesi në mbrojtje dhe Martinez në 18’ barazojnë rezultatin. Pavarësisht përpjekjeve të Shqipërisë, pjesa e parë mbyllet 1-1.
Në të dytën janë sërish që befasojnë. Martinez në 49’, qetësisht në qendër të mbrojtjes shënon golin e dytë. Në Elbasan pllakos heshtja, 1-2 për Andorrën.
Por pa kaluar 5 minuta, tanët barazojnë me Manajn, që bën lëvizje të bukur në zonë dhe gjepin e portës së Andorrës. 2-2 dhe ka plot minuta lojë. Luhet vetëm në një portë dhe gjithnjë rrezikon Shqipëria.
Por nuk ka gol më, Andorra më shumë vonon lojën, ndërsa Shqipëria është e pafuqishme për të shënuar të dytin. Një nga ndeshjet që do të mbahet mend gjatë, si një nga dështimet e mëdha, pavarësisht se barazim.
Në grupin tonë, Franca ka përmbysur 2-1 Moldavinë dhe merr kreun e grupit pas barazimit të Turqi-Islandë 0-0. Turqia kualifikohet si e dyta, Islanda mban vendin e tretë dhe përfundimisht Shqipëria vendin e katërt.
Ndërsa Kosova ka qenë e pafat në Çeki. Dardanët kaluan të parët në avantazh në minutën e 50’ me anë të Nuhiut. Ishin minuta të mira për miqtë, që edhe mund të kishin dyfishuar.
Por më pas Çekia ka përmbysur rezultatin me anë të Kral. Fillimisht barazon në 71’ dhe 8 minuta më pas kalon në avantazh vendasit, që e mbajnë deri në fund dhe kualifikohen për më tej, pasi shkëputen 4 pikë nga kosovarët, që kanë edhe një ndeshje më 17 nëntor me Anglinë.
Anglia fitoi 7-0 (Kane 3 gola) me Malin e Zi dhe siguron vendin e parë në grup, në vend të dytë renditet Çekia, ndërsa Kosova vetëm në vendin e tretë. Gjithsesi, Kosova ka edhe një shans përmes Ligës së Kombeve në mars për t’u kualifikuar në Euro 2020.