MENU
klinika

"Bashkimi që ëndërroi 'Agimi i Artë"

Pasardhësit e Lekës së Madh, Skënderbeut dhe personalitetit të keqkuptuar të Ali Pashës

01.11.2019 - 07:20

Pak njerëz e dinë se prapa partisë neonaziste greke «Agimi i Artë» fshihet një histori bizare për idenë e një bashkimi greko-shqiptar.

Për habinë e të gjithëve, kjo organizatë e skajit të djathtë në vitet ’80 i mëshonte idesë së rrënjëzuar në disa qarqe greko-arvanite për një shtet të bashkuar greko-shqiptar, duke e legjitimuar projektin përmes lidhjeve të pretenduara të përbashkëta, shkruan Konica.al.

Në një artikull me titullin provokativ «Grekët dhe shqiptarët: një popull, një fis, një atdhe» (OΈλληνες Αλβανοί: Ένας Λαός, μία Φυλή, μία Πατρίδα), autori me llagëpin «ΦΑΕΘΩΝ» përpiqet të bëjë një ekskursion prapa në kohë për historinë mijëravjeçare të përbashkët.

Ka arsye të mendohet se autori i artikullit duhet të jetë Antonios Androutsopoulos, një nga drejtuesit veteranë të «Agimit të Artë», i cili tevona u dënua me 21 vjet heqje lirie për tentim-vrasjen e një studenti grek dhe dy personave të tjerë.

Po çfarë thoshte «Agimi i Artë» për shqiptarët?

  • Portali Konica.al sjell disa shkëputje interesante:

«Pavarësisht ndarjeve të ndryshme dhe institucioneve, mendimi ynë i ndershëm nuk ka shpërfillur çmimin e sakrificave. Në të njëjtën mënyrë, ne po trajtojmë një çështje të ndryshme, duke përcaktuar prejardhjen dhe gjakun tonë.

Duke shkërmoqur propagandën e politikës dhe paditurisë, ne duhet t’i kthehemi historisë me qëllim të gjetjes së ngjashmërive të pamohueshme mes grekëve dhe shqiptarëve», thuhet në artikull. Autori përkujdeset që të shembullojë idenë e përbashkësisë së të dy popujve me një varg ngjashmërish gjuhësore mes arvanitishtes dhe gjuhës së Homerit.

«…Duke qenë të vetëdijshëm për vlerën e luftës dhe veprimeve të heronjve tanë, ne shprehim drejtësi historike duke nderuar vetëmohimin e tyre pavarësisht prejardhjes. Për të pasur një përfytyrim të qartë për Greqinë, ne nuk duhet të harrojmë luftërat e Pirros, mbretëreshës Teutë, Dhimitrit të Farit, Gentit kundër Perandorisë Romake.

Përgjatë periudhës bizantine, komandantë ilirë si Belisari dhe Vrana, por edhe perandorë si Konstandini i madh (një dardan nga Nishi), Anastasi, Juliani dhe Leon Zgura japin përgjigjen më të mirë për historinë.Luftëtarët e rreptë që vdiqën në fushëbetejat e Moresë, Rumelisë dhe ishujve, Epiri dhe pjesë të tjera bënë gjithçka për të ndihmuar vëllezërit e tyre jugorë, që ishin kryengritur kundër osmanëve.

Prandaj, shqiptarët duhet të konsiderohen me të drejtë si dorët e helenizmit të ri.

Përtej përpjekjeve fanatike për të fshehur një nga elementet më të ndritura të historisë sonë, shfaqet sakrifica e arvanitëve gjatë revolucionit kombëtar të vitit 1821.

Sakrifica e familjes Gjika në Vllahi dhe Moldavi, trimëria e Buas, e familjes Shkurta, Buzara, bardhiotët, laliotët dhe suliotët deri te kryengritja në Meseni në mars të vitit 1821, luftëtarë të panumërt që mbrojtën ishujt e Hidrës dhe Specës, figura të tilla si Kokalis, Andruco, Kacionis, Grindalis, Plaupatas, Kacandonis, Mjauli, Kolokotroni, Bubulina, Karaskaqis, Kundurioti dhe Boçari. Të gjithë bënë emër gjatë luftërave kundër osmanëve dhe ata ishin pasardhës të Lekës së Madh, Skënderbeut dhe personalitetit të keqkuptuar të Ali Pashës».

Një dhuratë e kinemasë tonë nostalgjike për të gjithë brezat

Restaurohet filmi “Kthimi i Ushtrisë së Vdekur”

Çfarë u diskutua gjatë takimit në Tiranë më 1989-ën

Refuzimi që Nexhmije Hoxha i bëri Nënë Terezës për një shtëpi bamirësie!

Në 40-të vjetorin e filmit “Proka”

Mbrëmje kinematografike me regjisorin Isa Qosja

"Kur jeni zënë për herë të fundit me gruan?"

Përgjigjet plot humor që jepte Dritëroi për Sadijen