MENU
klinika

Vendimi i FSHF

Shtyhet ndeshja testuese në “Arena Kombëtare”

01.11.2019 - 15:29

Ndeshja testuese në “Arena Kombëtare”, e planifikuar për të dielën, është shtyrë për një javë më pas. Këtë e deklaron vetë FSHF, që shkruan:

“Federata Shqiptare e Futbollit dëshiron të informojë opinionin publik se ndeshja e kampionatit të femrave, Vllaznia-Apolonia, e planifikuar për tu luajtur në stadiumin e ri kombëtar ditën e dielë, datë 3 Nëntor, ora 19:00, do të spostohet për të dielën e ardhshme.

Duke qenë se është kryer një rimbjellja e fushës për periudhën e dimrit, pas konsultave me kompaninë greke, e cila ka kryer shtrimin dhe mirëmbajtjen e tapetit të fushës, u vendos sëbashku me zbatuesin që ndeshja të spostohet për të pasur një fushë në gjëndje optimale në prag të ndeshjes inaguruese që do të zhvillohet më datë 17 Nëntor, kundër Francës.

Duke kërkuar mirëkuptimin tuaj, dëshirojmë t’ju bëjmë me dije se biletat e shpërndara për ndeshjen testuese mund të përdoren në datë 10 Nëntor.”

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Presidenti i FSHF për “Arenën Kombëtare”

Duka: Vetëm nga forca madhore nuk përurohet