16.11.2019 - 13:34
Të ardhurat nga taksat nacionale kanë arritur vlerën 24.6 miliardë lekë, ose 4 miliardë lekë më pak se plani i periudhës janar-shtator.
Në mosrealizimin e nivelit të planifikimit, sipas Drejtorit të Politikave Fiskale në ministrinë e Financave Niko Lera, ndikim të ndjeshëm ka luajtur politika që është ndjekur me mbylljen e lojërave të fatit.
Lera, duke folur në Komisionin e Ekonomisë dhe Financave për projektbuxhetin 2020, i cili nisi diskutimet në Kuvend këtë javë, tha se në vitin që vjen të ardhurat nga taksa nacionale vlerësohen të jenë 39.5 miliardë lekë.
Parashikimet për vitin 2020, përsa i përket kësaj takse, janë 3.1 miliardë lekë më shumë se i pritshmi 2019.