MENU
klinika

Ekspozita historike

Berati 100 vjet më parë

24.11.2019 - 07:44

Në Berat është çelur një ekspozitë që risjell qytetin e një mijë e një dritareve në një këndvështrim historik. Foto të Beratit të një shekulli më parë të bëra nga vizitorë vendas e të huaj, kanë ngjallur kuriozitet te vizitorët. Ringjallja e jetës kulturore në Berat cilësohet edhe si pikë për shtimin e numrit të turistëve.

 

“100 vite më parë, Berati, udhëtim në foto historike”, titullohet ekspozita e çelur në Muzeun Etnografik, në qytetin e mbrojtur të UNECSO-s.

Nëpërmjet fotografive në format të madh prezantohet Berati i 100 viteve më parë, fokusuar në celuloid prej vitit 1904 deri në vitin 1940 nga fotografë të njohur shqiptarë dhe të huaj që kanë vizituar Beratin.

Fotot paraqesin arkitekturën e qytetit, jetën e banorëve, pazaret, veprat si sahati i vjetër, rrugë, çezma, saraje, etj.

 

Drejtori i Qëndrës Kombëtare të Muzeumeve, Agron Polovina tha se rijetëzimi i trashëgimisë kulturore, përmirësimi i infrastrukturës muzeore, kanë bërë që në periudhën janar-maj 2017, Berati të vizitohet nga rreth 9 mijë vizitorë, rreth një mijë vizitorë më shumë se i gjithë viti 2013.

Risia e këtij viti është se Berati po tërheq vëmendjen jo vetëm të turistëve të huaj por edhe të vizitorëve vendas, veçanërisht në fundjavë.

U shfaq në Teatrin e Operas dhe Baletit

“La Boheme” e Puccinit, një opera për rritjen

Dita e lindjes dhe e vdekjes së William Shakespeare

Shkrimtari që ngriti artin poetik në majat më të larta

Vdekja e dy kolosëve të letërsisë botërore

Sot shënohet Dita Ndërkombëtare e Librit