MENU
klinika

Taktikat e Xi Jinping

Si presidenti kinez po i “josh” grekët?

13.11.2019 - 16:46

Presidenti kinez Xi Jinping kaloi vetëm tre ditë në Greqi këtë javë, dhe në një letër të botuar në gazetën greke Kathimerini të Dielën, Xi theksoi paralelet midis Kinës dhe Greqisë si “civilizime të mëdha antike”.

“Më shumë se 2000 vjet më parë, dritat e Kinës antike dhe Greqisë antike u reflektuan në të dy anët e kontinentit euroazian,” tha ai.

Apeli është pjesë e një përpjekje për të forcuar marrëdhëniet me një vend që i është bashkuar projektit ‘’Rruga e Re e Mëndafshtë’’.

Për Kinën, Greqia është një ‘’themel’’ në BE, e cila në fillim të këtij viti e quajti Kinën një “rival sistemik”.

Xi bisedoi të hënën me kryeministrin Kyriakos Mitsotakis, dhe tha se “civilizimet antike” vendet duhet së bashku “të kontribuojnë në përparimin njerëzor”.

Presidenti Grek, Prokopios Pavlopoulos, u pajtua duke thënë se kulturat e tyre të lashta ishin “spiranca themelore” e marrëdhënieve Kinë-Greqi, sipas raporteve të mediave greke.

Retorika për lidhjet historike ka qenë një pjesë e rëndësishme e diplomacisë të Kinës.

Tim Winter, një profesor në Universitetin e Australisë Perëndimore në Perth, tha se referencat e Kinës për të kaluarën ishin një përpjekje për të konsideruar Greqinë jo vetëm si një civilizim evropian, por edhe aziatik.

“Me këtë gjuhë Kina kërkon të thojë që Greqia është aq e lidhur me Azinë sa është e lidhur me Evropën,” tha Winter. “Një ringjallje e Rrugës së Mëndafshit u jep atyre një mënyrë për të ringjallur identitetin e tyre civilizues,” tha Winter.

Këto çështje ishin në qendër të vëmendjes në fillim të këtij viti kur Greqia mori pjesë në Konferencën e Kinës për Dialogun mbi Qytetërimet Aziatike në Pekin.

Konferenca synonte të ndërtonte një “të ardhme të përbashkët për Azinë” dhe dialog midis civilizimeve, dhe një zyrtar i lartë amerikan, i quajti dallimet e Kinës me Shtetet e Bashkuara “përplasje civilizimesh”.

Pavlopoulos, i cili mori pjesë në konferencën e majit, tha në atë kohë se retorika e SHBA ishte një gabim.

“Është në interesin e Kinës dhe të Perëndimit, dhe të Evropës, që të punojnë së bashku … sepse ky bashkëpunim ekonomik do të jetë baza për një bashkëpunim më të gjerë në nivelin ndërkombëtar,” tha ai.

Vizita shtetërore e Xi përfundoi të martën dhe rezultoi në nënshkrimin e 16 marrëveshjeve, përfshirë marrëveshje investimesh dhe një traktat ekstradimi.

Simone McCarthy, South China Morning Post