MENU
klinika

Ekspertët zbulojnë

Si të digjni kaloritë duke bërë punët e shtëpisë…

12.11.2019 - 22:10

Punët e shtëpisë janë një angazhim i pashmangshëm. Një studim britanik, ju këshillon që pastrimin ta merrni me sportivitet dhe të mendoni sikur jeni duke bërë palestër. Në këtë mënyrë harxhoni edhe më shumë kalori seç do të digjnit në një orë stërvitje.

Studimi është bërë në Mbretërinë e Bashkuar, nga kompania “Wren Kitchen”, e cila ka zbuluar se pastrimi i shtëpisë mund të ndihmojë në djegien e kalorive shtesë,  ku vetëm nëpërmjet rregullimit të shtratit mund të humbasësh 25 kalori dhe të ushtrosh muskujt e fundshpinës.  Ndërsa në 45 minuta, duke sistemuar shtëpinë nga rrëmuja, do të digjni deri në 96 kalori dhe do tonifikoni të gjithë muskujt e trupit.

Në Festën e Krishtlindjeve ose të Vitit të Ri, studjuesit thonë se mund të heqësh deri në 240 kalori. Kjo pasi në ditë festash një detyrë kryesore është gatimi, përveç pastrimit të shtëpisë. Më pas janë shtrimi i tavolinës, për ata që kanë fëmijë djegin kalori nëpërmjet kujdesin ndaj tyre dhe së fundmi, provat e shumta që femrat bëjnë për të zgjedhur veshjen ideale për festat e fundvitit.