MENU
klinika

Mos vraponi pas ilaçeve!

Si të ulim temperaturën e lartë?

11.11.2019 - 12:59

Sipas autoriteteve shëndetësore, temperatura normale e trupit të një rrituri mund të variorjë nga 36.1 gradë Celsius deri në 37.2 gradë Celsius.

Nëse është më e ulët apo më e lartë se këto norma, mund të shkaktojë shqetësime të ndryshme. Si temperatura shumë e ulët, ashtu edhe ajo shumë e lartë, janë shumë të rrezikshme për shëndetin.

Nëse temperatura është mbi mesataren dhe nuk dëshironi të merrni medikamente kundra uljes së saj, më poshtë do të lexoni për disa ushqime që mund të rikthejnë temperaturën normale të trupit tuaj.

Mentja- Arsyeja pse shumë produkte të kujdesit oral kanë aftësi ftohëse, është mentja e pranishme në to. Konsumi i kësaj barishtej është një ide e mirë sa herë temperatura juaj rritet. Ju mund ta konsumoni në formë çaji ose në formë coktaili jooalkoolik me disa kube akulli e limon.

Shalqiri- Nëna natyrë është e zgjuar. Ajo e di shumë mirë që shalqiri funksionon për mrekulli në uljen e temperaturës së trupit, prandaj e ka bërë këtë frut superhidratues, pikërisht në sezonin e verës. 92% e masës së këtij fruti përbëhet nga uji.

Pjepri- Një tjetër frut që gjendet me bollëk në muajt e nxehtë të vitit është pjepri. Ky është një tjetër plan i mirë i nënës natyrë. Kështu që prisni disa fjeta pjepër gjatë virozave të verës ose pas aktiviteteve të rënda fizike që rrisin temperaturën e trupit.

Lëngu i limonit- Përveçse është i pasur me vitaminë C e cila forcon sistemin imunitar, lëngu i limonit është gjithashtu i dobishëm për uljen e temperaturës së trupit. Është një frut që gjendet dhe në verë dhe në dimër. Është i dobishëm për lëkurën, prandaj ju bën të dukeni rrëzëllitës në aventurat tuaja verore.

Ujë kokosi-Nëse udhëtoni drejt vendeve tropikale, temperatura juaj e trupit do të jetë më e lartë ser normalja për shkak të motit të nxehtë dhe të lagësht. Por lajm i mirë është se uji i kokosit, i cili gjendet me shumicë në këto vende, ndihmon në reduktimin e temperaturës së trupit.

Qumështi- Të gjithë e dinë që qumështi është një burim fenomenal i kalciumit dhe ul rrezikun nga osteoporoza. Funksionon gjithashtu edhe për uljen e temperaturës së trupit. Një gotë qumësht i freskët direkt nga frigoriferi me të vëretë mund të ndihmojë në rikthimin normal të temperturës së trupit.

Shegët- Përveç farave, edhe lëngu i shegës është shumë i shijshëm. Këto fruta me veti të mëdha ushqyese mund të ndihmojnë për të rikthyer temperaturën e trupit brenda atij që quhet diapazoni normal. Mund t’i konsumoni kokrrat e shegës siç janë ose t’i bëni lëngje freskuese.

Fruta të thata dhe fara- Përveçse furnizojnë trupin me proteina dhe acide yndyrore, frutat e thata dhe farat e ndryshme mbrojnë gjithashtu nga temperatura e lartë e trupit. Kjo është arsyeja pse ato janë një ide shumë e mirë si vakt i ndërmjetëm. Përmbajtja e tyre proteinike është shumë e dobishme edhe për të rikuperuar muskujt e dobët.