Po, një karficë e vetme mund të transformojë look-un tuaj dhe kjo është periudha më e mirë kur mund ta dëshmojmë këtë!
Nga karficat e thjeshta në ngjyrë të zezë te ato me gurë të shndritshëm dhe me logo, këta aksesorë mund t’i gjesh ngado tani që janë kaq shumë në modë.
Por ideja kryesore është sesi të stilojmë flokët me to, ndaj ne kemi zgjedhur disa modele nga vajzat më të njohura të ekranit shqiptar dhe fashionistat e Instagramit, për t’iu dhënë një ndihmë me ide të ndryshme!
Marina Vjollca dhe Era Istrefi kanë thuajse të njëjtin model flokësh me karficat që mbajnë flokët e gjatë të ndarë në mes.
Bebe Rexha sugjeron të lëshoni pak dorën me karfica dhe të përdorni sa më shumë nga to në flokët tuaj të shkurtër.
Nëse ju është mërzitur stili i zakonshëm i flokëve, tani keni disa ide, për tu dukur bukur, dhe për më tepër me modele që realizohen në pak minuta.