MENU
klinika

Zbardhet takimi urgjent

“Situatë dramatike”/ Pas takimit me Bashën, ja lëvizja e radhës e Metës

16.11.2019 - 18:31

Presidenti i Republikës, Ilir Meta, pritet të ftojë në një takim Këshillin e Ambasadorëve Shqiptar.

Bëhet me dije se Meta pritet të ftojë për takim Këshillin e Ambasadorëve javën e ardhshme për t’i informuar për situatën e rëndë të funksionimit të shtetit ligjor, që sipas Kreut të Shtetit po rrezikon izolimin e vendit.

Kujtojmë që ditën e sotme, Meta ftoi në takim edhe kreun e opozitës së bashkuar, Lulzim Basha, dhe të gjithë aleatët e tij opozitar.

Në ftesën e zbardhur, Meta theksonte se vendi ndodhet në një situatë dramatike, dhe se takimi duhej zhvilluar sa më shpejt, mundësisht para datës 20 nëntor.