08.11.2019 - 20:41
Kombëtarja shqiptare e futbollit për femrat, e drejtuar nga trajneri Armir Grima, ka humbur me rezultatin 0-5 ndaj Skocisë, në ndeshjen e zhvilluar sonte në orën 18:10 në stadiumin “Elbasan Arena”.
Pjesa e parë e këtij takimi ka përfunduar me rezultatin 0-2, vajzat kuqezi kanë pësuar golat në minutën e 15-të dhe 24 (Emslie dhe Ross).
Në pjesën e dytë, përfaqësuesja jonë ndërtoi disa aksione të mira, por pa mundur të realizojnë. Skocezet shënuan sërish në minutën e 59-të, 64-t dhe 77-të, me anë të Cuthbert, Godfrey dhe Murray.
Shqipëria e filloi ndeshjen me këtë formacion: Rexhepi, Rrahmani, Bajraktari, Maliqi, Bajramaj, Morina, Krasniqi, Doci, Hila, Gjini, Franja.
VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN
U akuzua si pjesë e grupit “Bajri”