MENU
klinika

Gjesti i futbollistit të Partizanit

Solidarizimi, luan me fëmijët e prekur nga tërmeti

29.11.2019 - 11:33

Shumë klube futbolli, si në Shqipëri, Kosovë e Maqedoni, por edhe në Greqi, Itali dhe në mbarë Europën janë solidarizuar me vendin tonë pas goditjes së fortë të tërmetit.

Partizani zbriti në terren, duke shpërndarë ndihma në zonat e prekura, kryesisht në Bubq dhe Thumanë. Të Kuqtë kanë dashur të jenë sa më afër banorëve.

Natyrisht, fëmijët janë ato që e ndjejnë më shumë frikën nga tërmetet dhe në këto momente të vështira dhe të mbushura me ankth, është e rëndësishme që në fytyrat e tyre të ketë buzëqeshje.

Për të rikthyer lumturinë në një farë mënyre të këto fëmijë, ka menduar sulmuesi i Partizanit, Jasir Asani, i cili ka shkuar te çadrat ku janë vënë familjet në nevojë.

Ai ka marrë edhe një top me të cilët ka kaluar disa momente argëtimi me fëmijët, duke i bërë të lumtur dhe duke rikthyer harmoninë mes tyre.

“Në momentet më të vështira, fëmijët kanë nevojë për pak argëtim. Buzëqeshja në fytyrat e tyre nuk duhet të mungojë. Bëhu e fortë Shqipëri!”, – shkruan Asani.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Solidarë për të prekurit nga tërmeti

Partizani në terren, ndihma në Bubq e Thumanë