Tifozët kuqezi kanë mbushur stadiumin disa orë para ndeshjes Shqipëri-Francë. Në çdo stol ishte vënë nga një flamur shqiptar, teksa atmosfera duket shumë e zjarrtë.
Futbollistët kanë dalë në nxehmje, ku në momentin që kuqezinjtë kanë prekur fushën, brohoritjet kanë pushtuar stadiumin, ndërkohë që e kundërta për francezët.
Në mometin që kampionët kanë dalë në fushë, vërshëllima të shumta ka pasur në shkallët e stadiumit dhe duket se sot, ata do ta vuajnë shumë presionin e tifozëve.
Ndërkohë, koreografi të ndryshme në mes të stadiumit, me drita të fikura, për t’u lënë vendin në fund këngëtareve Flori Mumajesi, Juliana Pasha dhe qershia me tortë, Era Istrefi.
Këngëtarja kosovare ka performuar me këngën hit të Botërorit, duke ndezur edhe më shumë atmosferën. Në fund kanë zbritur skuadrat, për të nisur ndeshja.