Spektakël në shumë ndeshje të parafundit të Champions League, Real Madrid nga 2-0 është barazuar në 3 minuta në 2-2. Tottenham përmbys nga 0-2 në 4-2, Bayern Munchen fiton 5-0 e kështu me radhë…
Vëmendja kryesore ishte te ndeshja Real Madrid-PSG. Vendasit shënuan të parët me Benzema në 17’. Në fundin e ndeshjes ka një episode, Courtois ndëshkohet me karton të kuq dhe penallti, por më pas gjithcka kthehet pas, ka një faull në mesfushë për Realin.
Në fundin e ndeshjes ndodh spektakli. Benzema në 79’ dyfishon, por dy minuta më pas Mbappe ngushton në 2-1. Dhe vetëm dy minuta më pas Sarabia barazon në 2-2. Gjithsesi, kualifikohen PSG dhe Real.
Në Grupin B, Bayern Munchen luan “tenis” në Beograd me Crvena Zvezda-n, duke fituar 6-0. Leëandoëski shënon 4 gola për bararezët dhe janë perfektë në grup me 15 pikë.
Po në këtë grup kualifikohet edhe Tottenham, që fiton 4-2 ndaj Olyampiacos. Duhet thënë që grekët shënuan 2 gola më parë, por pastaj dorëzohen. Mourinho debuton me fitore edhe në Champions me Tottenham.
Në Grupin C, kualifikohet Manchester City në krye, që barazon 1-1 me Shakthar Donetsk. Ndërsa Atalanta mposht 2-0 Dinamo Zagreb dhe gjithcka mbetet e hapur për vendin e dytë. Fitorja e parë e italianëve në Champions.
Në Grupin D, Juventus fiton 1-0 ndaj Atletico Madrid, duke u kualifikuar dhe zënë vendin e parë në grup. Dybala shënoi golin e vetëm për kampionët e Italisë. Në ndeshjen tjetër fiton 2-0 Leverkusen në Moskë ndaj Lokomotivës dhe shpreson për vendin e dytë.