MENU
klinika

Igli Tare për “Air Albania Stadium”

“Stadiumi i ri mund të jetë më i miri në Ballkan”

17.11.2019 - 15:47

Në ndeshjen e sotme Shqipëri-Francë nuk mund të mungonte një ish-kapitenët e Kombëtares shqiptare, Igli Tare, një nga ambasadorët e sportit shqiptar në Europë.

Në një prononcim për “Top Channel”, Igli Tare ka pohuar: “Ndjesi e bukur, është kënaqësi kur bëhemi të gjithë bashkë mbas shumë vitesh. Sa herë që më jepet mundësi për të qenë bashkë, jam prezent me shumë dëshirë, sepse ndajmë kujtime dhe flasim për kohët tona në fushë dhe jo vetëm.

igli tare lazio
igli tare lazio

Kjo është një arritje e madhe. Ndoshta mund të jetë stadiumi më i mirë në Ballkan. Pata mundësi që ta shoh nga afër dhe ishte me të vërtetë diçka shumë e bukur.”

Ndërkohë Tare flet edhe për pjesëmarrjen në garën mes emrave të njohur për postin e drejtorit sportive: “Është kënaqësi që të marr pjesë në një garë të atillë dhe nuk e prisja këtë nominim që të jem i sinqertë. Por, sakrificat ndonjëherë japin vlerësimin e tyre”.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Armand Duka për “Arena Kombëtare”

“Rekord kërkesash për Francën, Superkupa në 2022”