MENU
klinika

Mbani shënim për këtë dimër goca...

Stela Sallaku përzgjedh 3 trendet më “in” të sezonit

12.11.2019 - 19:36

Ditët e zymta me shi, ndoshta ju kanë zbehur dëshirën për t’i kushtuar rëndësi veshjes, por mos u mërzisni!

Gjithmonë ka një arsye për t’i dhënë jetë gardërobës suaj dhe bëni mirë që para se të investoni në diçka, të ndiqni këshillat që vajzat e njohura shqiptare japin për ndjekësit e “iconstyle.al”.
Javën e kaluar pjesë e rubrikës ishte moderatoja dhe vlogerja e njohur Kiara Tito e cila tregoi 3 trendet e saj të preferuar për sezonin vjeshtë-dimër.

Ndërsa në rubrikën e kësaj jave do të sjellim këshillat e një prej stilisteve më me ndikim shqiptare, Stela Sallaku.
Stela përveçse ka treguar trendet e saj të preferuar të sezonit, ka zbuluar edhe mënyra si t’i kombinojmë, prandaj laps e letër dhe mbani shënim.

Çizmet e bardha


Jepini fund mitit më të madh se vjeshta nuk duhet kaluar me veshje të bardha. Përkundrazi, çizmet e bardha bëjnë kontrast me rrobat tuaja dhe do të dukeni gjithmonë shumë stil. Sipas Stelës veshjet më ‘must’ të vjeshtës duhet të kombinohen patjetër me çizme të bardha.

Xhaketat oversize


E kemi fjalën për ato xhaketat në dukje serioze, por që janë të mëdha dhe që mund të kombinohen me çdo stil, nga ai klasik në një event te ai casual në përditshmëri.
Xhaketat e gjera ose oversize të viteve 80′ duket se po bëjnë një rikthim të fuqishëm këtë sezon dhe ato e plotësojnë më së miri veshjen tuaj. Stela sugjeron që në to të ketë edhe fjongo të mëdha të lidhura në mënyrë të çrregullt. Kombinohen mjaft mirë me një palë pantallona lëkure.

Kostumet gri


Kostumet gri janë një veshje që shihet se po zë hapsirë gjithmonë dhe më shumë në gardërobën e vajzave të famshme.
Nuk ka rëndësi nëse janë me fund apo pantallona, të gjatë apo të shkurtër. mjafton që të kombinohen me geta me ngjyra dhe çizme të bardha si ato që ju thamë më lart.

Do t’ju garantojnë një look ‘chic’

Pesë kombinime me pantallona lëkure

Urimi i këngëtares për Pavarësinë e Shqipërisë

Rita Ora ndez skenën me ritmin e muzikës shqiptare!

“Ato s’kanë ndenjur në radhë për bukë“

Bleona Qereti refuzon të krahasohet me Dua Lipën dhe Rita Orën