MENU
klinika

Historia e Luizianës

Sulme në zemër-“Avokat për shëndetin tuaj”

08.11.2019 - 12:35

Pas disa sulmeve të një pas njëshme ajo këshillon të tjerët: “Bëhuni avokat për shëndetin tuaj”

Luiziana është avokate. Por një goditje e pështjelluar gati e privoi atë nga aftësia për të folur për veten. Pasi luftoi me vite për të mbajtur nën kontroll presionin e lartë të gjakut, ajo pësoi një seri sulmesh kalimtare iskemike (TIA), ose “mini-goditje”, në vitin 2016. E para ndodhi menjëherë pasi ajo dhe vajza e saj 5-vjeçare vajza Aria u kthyen në shtëpi pas darke.

“Humba të gjitha aftësitë për të funksionuar në anën e djathtë. Unë u rrëzova në dysheme”, thotë Luiziana.

Lëvizshmëria u kthye shpejt, dhe ajo e kaloi incidentin.

“Unë thjesht mendova se isha rraskapitur. Unë shkova për të fjetur”.

Të nesërmen, përjetoi diçka të ngjashme. Ndërsa fliste me vajzën e saj, papritmas u gjend e paaftë t’i përgjigjet pyetjeve të vajzës.

goditje ne zemer-konica.al

Luiziana u dërgua në spital ku mjekët kryen një angiogram, një lloj radiografie që përdorej për të zbuluar bllokime në arteriet e një personi, dhe më pas larguan një mpiksje gjaku nga një arterie që sjell gjak në tru. Ata më vonë implantuan një stent, i cili është një tub i vogël që e hap arterien e bllokuar.

Pasi u kthye në shtëpi, me ilaçe dhe këshilla për të ndjekur një dietë me kripë të ulët, ajo filloi të punojë për të ulur presionin e gjakut dhe planifikoi një vizitë me një mjek të ri. Por vazhdoi të kishte komplikime dhe pësoi një goditje tjetër.

Luiziana thotë se dita e goditjes së saj ishte “një nga ditët më të këqija – dhe dita më e mirë” e jetës së saj. Që nga goditja e parë, ajo ka bërë ndryshime të shëndetshme në stilin e jetës për të kontrolluar faktorët e rrezikut, si eliminimi i ushqimeve të skuqura dhe shijimi i një sallate çdo ditë – ashtu si vajza e saj vegjetariane. Ajo gjithashtu filloi të ushtrohet çdo ditë.

goditje ne zemer-konica.al

Luiziana që atëherë ka rifituar plotësisht lëvizshmërinë e saj. Ajo ishte në gjendje të kthehej në punë gjashtë muaj pas goditjes.

I inkurajon të tjerët të bëjnë ndryshime tani për të zvogëluar rrezikun e tyre për goditje në tru.

“Hani shendetshem. Ushtrohuni. Pini alkool më rrallë dhe braktisni duhanin. Ju duhet të jeni një avokat për shëndetin tuaj. . . . Vajza ime ishte frymëzimi im. Unë u përpoqa aq shumë për të”,-thotë Luiziana.

Çfarë ndodh në trupin tuaj kur e konsumoni

Rrahjet e zemrës nga kafja/ A duhet të shqetësoheni?

Përdorimi dhe efektet tek flokët dhe skalpi

Çfarë është shampoja e thatë