Ka shënuar edhe me Kombëtaren shqiptare ndaj Moldavisë në “Elbasan Arena”, por i sotmi i shënuar për ekipin e Vejles në Danimarkë do të mbahet mend për Ylber Ramadanin.
Skuadra e Ramadanit mundi në transfertë me rezultatin 4-3 rivalin direkt të Viborgut, duke mbajtur vendin e parë në ligën e dytë daneze, me synimin për t’u ringjitur në elitë.
Vejle ishte në disavantazhin e dy golave, por arriti të kthehej në lojë duke barazuar 2-2 dhe më pas duke përmbysur rezultatin. Ramadani la gjurmë në këtë ndeshje, duke shënuar një supergol që i ka hapur rrugë edhe 3 golave të tjerë skuadrës së tij.
Por e vecanta ishe se ky gol i është dedikuar Shqipërisë që po kalon një moment shumë të vështirë, duke u goditur vazhdimisht nga tërmete dhe ku për pasojë kanë mbetur me dhjetëra të vdekur. “Për ty nëna ime Shqipëri”, – shkruan Ramadani në dedikimin për Shqipërinë.