MENU
klinika

KLP rendit të parin në listë Olsian Çelën

Surpriza për Kryeprokurorin e ri: Arta Marku renditet e dyta

14.11.2019 - 12:17

Me shumicë votash KLP ka miratuar pr/vendimin për renditjen e kandidatëve për Prokuror të Përgjithshëm me mandat kushtetues.

Kështu sipas pikëzimit të bërë nga KLP i pari në listë është renditur kandidati Olsian Çela me 459 pikë, pasuar nga Arta Marku me 406 pikë dhe e treta në listën e KLP është renditur Fatjona Memcaj.

“Është një proces i cili ka brenda një përpjepje për të depolitizuar mënyrën e zgjedhjes të drejtuesve të organeve kushtetuese të drejtësisë. Kushtetuta parashikon që KLP ka fjalën e parë në procesin e rëndësishëm të përzgjedhjes së kandidatëve për prokuror të përgjithshëm.

Ne i çojmë Kuvendit një listë me tre kandididatë që i vlerësojmë për nga profesionalizmi, integriteti dhe afati menaxhuese. Ka qenë një proces i zgjatur, që nuk varej nga ne. Kujtoj këtu që pritem vendimin e gjykatës administrative pas ankimimit të një prej kandidatëve të përjashtuar nga gara. Jemi kujdesur të jemi sa më transparent për publikun”, – tha kreu i

Para se kjo listë t’i dërgohet Kuvendit, tre kandidatët për postin e prokurorit të përgjithshëm, kanë të drejtën e ankimimit. Nëse kanë kontestime, lidhur me renditjen, kandidatët kanë afat tre ditë, duke nisur nga dita e sotme për të paraqitur ankesë, dhe nëse pas tri ditësh nuk do të ketë asnjë ankesë, lista do i dërgohet Kuvendit për votim.

Në rast se brenda 30 ditëve e ardhshme Kuvendit do të dështojë në zgjedhjen e një prej kandidatëve me 84 vota për postin e kryeprokurorit, emrat do i dërgohen sërish KLP-së dhe në detyrë do të emërohet nga këshilli, kandidati i parë i renditur në këtë listë.

Renditja e tre kandidatëve sipas pikëve:

1-Olsian Çela (459 pikë)

2-Arta Marku (406 pikë)

3-Fatjona Mençaj (362 pikë)