MENU
klinika

Për çfarë u ra dakord në Ohër?

Takimet me Macron, Vuçiç përfaqëson Shqipërinë

23.11.2019 - 16:13

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç ka deklaruar se Shqipëria dhe Maqedoninë e Veriut do të përfaqësohen prej tij në takimet që do zhvillojë me presidentin e Francës, Emmanuel Macron.

Ky konfirmim vjen nga vetë Vuçiç, i cili foli në një intervistë të gjatë për median gjermane “Der Spiegel”.

“Unë kam qenë me kryeministrat e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut në samitin e Ohrit dhe ne ramë dakord për pothuajse çdo pikë, duke përfshirë që unë të flisja me Macron në emër të të gjithëve, siç bëra javën e kaluar”, -tha ai.

Në këtë intervistë, Aleksandër Vuçiç u ndal në shumë tema të tjera, ndërsa projektin për “Minishengenin Ballkanik” e cilësoi si projektin më të mirë të tre dekadave të fundit.

Duke cituar parashikimet e Bankës Botërore, Aleksandër Vuçiç tha se vendet e rajonit me këtë projekt të lëvizjes së lirë do kursejnë plot 3,5 miliardë euro.

Lejuan personin e tretë misterioz në makinën e viktimave të largohej

Masakra në Dobraç/ Gjykata jep vendimin për 4 efektivët e “Shqiponjave”

“E gjithë Shqipëria në Tiranë!”

Berisha njofton protestën e radhës

Ministrja Manastirliu: Më shumë se një thesar fjalësh!

Prezantohet “Fjalori i Madh i Gjuhës Shqipe”