Home » Trevat » Greqi » Temat që Mitsotakis diskutoi me minoritetin grek në Shqipëri
Nga përdorimi i greqishtes, tek...
Temat që Mitsotakis diskutoi me minoritetin grek në Shqipëri
13.11.2019 - 18:43
Kryeministri i Greqisë, Kyriakos Mitsotakis, u takua të mërkurën me përfaqësuesit e Unionit Demokratik të Minoritetit Grek -Omonia dhe të Partisë Bashkimi për të Drejtat e Njeriut, që mbështet pakicën greke në Shqipëri.
Në takim morën pjesë presidenti i Omonia, Vasilis Kagios, dhe kreu i Partisë Bashkimi për të Drejtat e Njeriut, Vangjel Dule, si dhe kryetari i degës Omonia në Himarë, Fredi Beleri, raporton agjencia greke e lajmeve ANA.
Sipas kësj agjencie, gjatë takimit, përfaqësuesit e pakicës Greke prezantuan sfidat dhe problemet kryesore, me të cilat përballen në Shqipëri, duke theksuar se çështja kryesore është aftësia e tyre për të ushtruar lirshëm të drejtën e tyre për vetëvendosje, si në kontekstin e legjislacionit që zbaton kornizën ligjore të Shqipërisë për mbrojtjen e minoriteteve, i cili duhej të ishte miratuar tashmë, dhe në lidhje me cencusin (regjistrimin e popullsisë) planifikuar në Shqipëri vitin e ardhshëm.
Ata gjithashtu nënvizuan se ishte e rëndësishme për të zgjidhur çështjen e pronës, e cila ndikon drejtpërdrejt në aftësinë e anëtarëve të pakicës për të mbijetuar në atdheun e tyre.
Sipas burimeve qeveritare, çështje të tjera të diskutuara në takim kanë të bëjnë me edukimin dhe përdorimin e gjuhës greke, çështjet e pensioneve dhe të sigurimeve që kanë të bëjnë me grekët në Shqipëri dhe mbështetjen për sipërmarrësit e rinj nga komuniteti grek, që duan të fillojnë aktivitete biznesi në Shqipëri.
Përfaqësuesit e pakicës falënderuan qeverinë greke për mbështetjen e saj ndaj pakicës dhe organizatave që e përfaqësojnë atë, duke shprehur shpresën se kryeministri do të vizitojë zonat e banuara nga pakica greke, gjë që Mitsotakis premtoi të bënte së shpejti.
Nga ana e tij, Mitsotakis i siguroi ata se qeveria greke do të jetë në anën e tyre, duke nënvizuar se përparimi dhe prosperiteti i pakicës greke është një përparësi kryesore dhe çështje kryesore në rendin e ditës sa i përket marrëdhënieve dhe dialogut midis Greqisë dhe Shqipërisë, duke shtuar se ishte gjithashtu ndër angazhimet e Shqipërisë në kontekstin e perspektivës së saj evropiane.
Mitsotakis iu referua takimit të tij të fundit me kryeministrin shqiptar, Edi Rama, ku ata ranë dakord për hapa specifikë, duke filluar me çështjet që kanë të bëjnë me pakicën greke dhe me perspektivën e përfundimit të zgjidhjes së të gjitha çështjeve të pazgjidhura në marrëdhëniet dypalëshe greko-shqiptare.