MENU
klinika

E goditën me makinë

Tentuan ta rrëmbenin, futbollisti serb ikën me vrap

20.11.2019 - 14:47

Një skenë si në filma, një rrëmbim i mbetur në tentativë, kjo falë edhe aftësive për të vapruar. Mbrëmë ishin momente tmerri për futbollistin e Fiorentina-s, serbin Aleksa Terziç.

Mbrojtësi 20-vjeçar ka kaluar një natë me të vërtet të frikshme, teksa 2 keqbërës tentuan ta fusin në bagazhin e makinës dhe ta rrëmbejnë. Terziç ndodhej në Beograd, pasi u aktivizua me ekipin U-21 të Serbisë në sfidën kundër Rusisë U-21.

Për fat të mirë, mbrojtësi i skuadrës italiane ka arritur t’iu shpëtojë keqbërësve, pas një përplasje momentale. Mediat serbe dhe ato italiane raportojnë se grabitësit kishin përgatitur një plan thuajse perfekt.

Ata fillimisht goditën makinën e 20-vjeçarit për ta nxjerrë jashtë kontrollit, teksa më pas zbritën, shkuan te makina e futbollistit dhe tentuan ta fusnin këtë të fundit në bagazh.

Terziç arriti t’iu shpëtonte nga duart, duke u arratisur me vrap. Pas këtij momenti 2 grabitësit kanë marrë makinën e tyre tip BMW dhe janë larguar nga vendngjarja.