26.11.2019 - 18:57
Federata Shqiptare e Futbollit njofton të gjithë opinionin publik, klubet, tifozët, se për shkak të gjëndjes së jashtëzakonshme që është krijuar pas tërmetit që ka goditur vendin tonë ditën e sotme, i gjithë aktiviteti futbollistik për këtë javë është ndërprerë.
NJOFTIMI
Sytë dhe zemrat tona janë pranë familjeve që kanë humbur të dashurit e tyre dhe solidarizohemi me të lënduarit nga kjo ditë e vështirë.
Sektori Garave në FSHF do të njoftojë në ditët në vazhdim datat e reja për këtë javë të spostuar.
VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN
Nuk dihet për kampionatin