MENU
klinika

"Shqipëria, shembull i harmonisë fetare"

Thaçi: Kosova është përballur me radikalizmin, por ka reaguar

18.11.2019 - 10:27

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka qënë sot prezent në konferencën Ndërkombëtare “Feja si instrument për paqen”, e organizuar nga presidenti Meta në bashkëpunimin e DASH.

Në fjalimin e tij ai është shprehur se kombi shqiptar është shembull i harmonisë fetare.

“Kombi shqiptar ka dhënë dhe jep një shembull të mirë. Shumësia në raport me zotin ka bashkëjetuar në tolerancë dhe bashkëpunim. Në gjatë luftës nuk kemi lejuar të implikohet feja. Kemi vazhduar traditën e Kosovës kur asnjëherë nuk kemi pasur konflikt ndërfetar. Udhëheqësit fetarë në Kosovë kanë krijuar ura bashkëpunimi. Kështu dërgojnë mesazhin e tolerancës dhe bashkëjetesës. Edhe në Kosovë jemi përballur me radikalizmin. Por kemi reaguar menjëherë. Sot Kosova do të vazhdojë të jetë pjesë aktive e luftës kundër terrorizimit. Po punojmë me kthimin e grave dhe fëmijëve. Jemi duke punuar me kujdes”, deklaroi Thaçi.