MENU
klinika

Nuk dihet për kampionatin

Tragjedia nga tërmeti, FSHF shtyn Kupën Pavarësia

26.11.2019 - 17:18

E pamundur të zhvillohej sot aktivitet sportiv e kulturor në vendin tonë pas tragjedisë, ku të paktën 17 persona kanë humbur jetën nga tërmeti i fortë që tronditi Shqipërinë.

Por Federata Shqiptare e Futbollit shkon më tej, teksa ka vendosur të shtyjë turneun “Kupa Pavarësia”. Ky turne mbarëkombëtar ishte parashikuar të zhvillohej në datë 28 nëntor, por FSHF ka vendosur shtyrjen e këtij turneu.

“Federata Shqiptare e Futbollit, njofton të gjithë sportdashësit se për shkak të gjëndjes së jashtëzakonshme që ka krijuar tërmeti në vendin tonë, turneu i përvitshëm mbarëkombëtar, Kupa “Pavarësia”, do të zhvendoset në një datë të re.

Ky është edicioni i 11-të i këtij turneu, ku vlen të përmendim që trofeun vitin e shkuar e fitoi skuadra e Strugës, në finalen e zhvilluar në stadiumin “Skënderbeu” të qytetit të Korçës, ku ishte parashikuar të zhvillohej edhe në datën 28 nëntor 2019” – shkruhet në njoftimin e FSHF-së.

Ndërkohë, ende nuk ka njoftim për kampionatin, që do të luhej në fundjavë, madje Tirana-Kukësi është në program ditën e premte.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN