T’i thuash “jo” Bayern Munchen duhet të kesh një arsye të fortë. Një nga kandidatët kryesorë, pikërisht Massimiliano Allegri, ka refuzuar të marrë drejtimin e ekipit bavarez, edhe pse situata nuk është katastrofike.
Bayern Munchen shkarkoi zyrtarisht ditën e djeshme Niko Kovac nga posti i trajnerit, ndërsa tashmë ka nisur punën për të gjetur zëvendësuesin.
Kandidatët kryesorë janë Jose Mourinho, Erik Ten Hag, si dhe Massimiliano Allegri. Pikërisht tekniku italian duket se nuk ka gjasa të bëhet trajneri i ri i Bayernit.
Së fundmi, “Corriere dello Sport” shkruan se Allegri e ka vendosur që këtë sezon nuk do të marrë drejtimin e asnjë ekipi. Ish-trajneri i Juventusit mendohet edhe se mund të ketë arritur një marrëveshje paraprake me Manchester United,