Presidenti amerikan, Donald Trump theksoi sot se nuk besonte që demokratët e Kongresit do të miratojnë marrëveshjen e re për tregtinë e lirë amerikano-veriore, nënshkruar vitin e kaluar me Kanadanë dhe Meksikën dhe që ende pret dritën e gjelbër të Kongresit amerikan.
“Nancy Pelosi, liderja e opozitës demokrate nuk e do miratimin e AEUMC, akronim për marrëveshjen SHBA, Meksikë,Kanada”, deklaroi presidenti amerikan për “Fox News”.
Ai akuzoi Pelosin se ishte nën ndikimin e Richard Trumkas, presidenti i AFL-CIO, federata më e madhe amerikane e sindikatave.
Aplikimi i kësaj marrëveshjeje të re të modernizuar është në pritje të dritës së gjelbër të SHBA-së. Meksika e ka ratifikuar tashmë traktatin dhe pritet miratimi nga Kanadaja.
Nancy Pelosi po negocion aktualisht me administratën Trump modifikimet e tekstit mbi të drejtën e punës, me objektivin për të riforcuar mbikëqyrjen e legjislacionit meksikan të punës.
Javën e kaluar, presidentja demokrate e Dhomës së Përfaqësuesve theksoi se marrëveshja e re mund të miratohej deri në fund të vitit 2019.