MENU
klinika

"Përmes encefalogramës dhe..."

Truri e njeh muzikën brenda 100 milisekondave

03.11.2019 - 12:12

Nga 100 deri në 300 milisekonda (një milisekond baraz me 0,001 sekonda) është e mjaftueshme për të njohur një pjesë të njohur muzikore.

Kjo është ajo që del nga studimi i London University, i koordinuar nga Maria Chait.

Autorët e studimit kanë treguar se truri është në gjendje të njohë shumë shpejt pjesët muzikore të njohura, të ruajtura në listën personale të të preferuarave në kujtesën tonë.

Për ta bërë këtë, ata monitoruan, përmes encefalogramës dhe teknikave për matjen e diametrit të pupilës, aktivitetin e trurit të pesë burrave dhe pesë grave, duke i bërë ata të dëgjojnë pasazhe muzike të njohura dhe të tjera të panjohura.

”Të kuptuarit se si truri i njeh meloditë e njohura është i rëndësishëm në studimin e muzikës si një terapi për disa forma të çmendurisë”, theksoi kordinatoria Chait.

Do t’ju garantojnë një look ‘chic’

Pesë kombinime me pantallona lëkure

Urimi i këngëtares për Pavarësinë e Shqipërisë

Rita Ora ndez skenën me ritmin e muzikës shqiptare!

“Ato s’kanë ndenjur në radhë për bukë“

Bleona Qereti refuzon të krahasohet me Dua Lipën dhe Rita Orën