MENU
klinika

Portieri

U rrëzua nga kati i 6-të, Teqja surprizon Partizanin

05.11.2019 - 16:54

Partizani është duke kryer përgatitjet për ndeshjen e radhës në kampionat, atë kundër Flamurtarit të vlefshme për javën e 12-të. Por një surprizë e këndshme ka ndodhur për lojtarët e kuq ditën e sotme.

Në ambientet stërvitore është bashkuar edhe portieri Aldo Teqja, i cili pak kohë më parë pësoi një aksident, duke u rrëzuar nga kati i gjatë i pallatit ku ai jeton.

24-vjeçari ka ndjekur nga afër shokët e tij të ekipit në stërvitje, me të cilët pritet të bashkohet shumë shpejt në ditën e ardhshme. Duket se rikuperimi i lojtarit po shkon në mënyrën e duhur dhe në vijim do ta shohim përsëri me pjesën tjetër të ekipit.