MENU
klinika

“Euro 2020”, rrezikon Franca

UEFA ndan vazot, Portugalia në grup “ferri”

20.11.2019 - 17:01

Uellsi ishte skuadra e fundit që u kualifikua nga grupet në eliminatoret e Euro 2020, duke u plotësuar grupin me 20 skuadra. Katër skuadrat e fundit do të dalin nga ndeshjet e fazës play-off në muajin mars. Janë ekipet që zunë vendet e para në grupet përkatëse të Ligës së Kombeve, përfshi edhe Kosovën.

Shorti për fazën finale të Europianit do të hidhet më 30 nëntor në Bukuresht, ndërkohë që UEFA ka ndarë edhe vazot. Në të parën janë Italia, Anglia, Belgjika, Gjermania, Spanja dhe Ukraina.

E habitshme se si Franca ndodhet në vazon 2. Kampionët e botës në fuqi dhe nënkampionët e Europës zunë vendin e parë në grupin ku bënte pjesë edhe Shqipëria. Në vazon 2 janë edhe Zvicra, Kroacia, Polonia, Holanda e Rusia.

Më keq akoma për Portugalinë, që ka përfunduar në vazon 3. Kampionët në fuqi të Europës dhe fituesit e Ligës së Kombeve kanë përfunduar në një vazo me Turqinë, Danimarkën, Austrinë, Suedinë dhe Republika Çeke.

Në vazon e katërt ndodhen Uellsi, Finlanda dhe 4 skuadrat që do të dalin nga play-offet e Ligës së Kombeve. Duke parë vazot, është e pashmangshme që në grupet e fazës finale të Europianit mos të kemi përballjesh gjigantësh.

Franca mund të ndeshet me Gjermaninë, Anglinë Italinë apo Spanjën, ose në rastin më të mirë me Ukrainën. Ndërsa Portugalia e Cristiano Ronaldos mund të qëllojë në grup ferri, ku përveç ndonjë ekipi të madh nga vazoja e parë, mund të ketë Holandën, Kroacinë apo edhe Francën.