MENU
klinika

Pas eliminatoreve “Euro 2020”

UEFA tregon më të mirin e Kombëtares shqiptare

20.11.2019 - 12:20

Mbrëmë është mbyllur fushata eliminatore e “Euro 2020”, ku u mësuan 20 skuadrat e kualikuara direkt për në fazën finale të Europianit të vitit të ardhshëm, ndërsa katër të tjera do të dalin nga “play-off”-i.

Shqipëria nuk ia doli ta priste një biletë të tillë, pasi u rendit në vendin e katërt të grupit H, me 13 pikë, mbas Francës, Turqisë dhe Islandës. UEFA ka përllogaritur tashmë pikëzimin e të gjithë lojtarëve që morën pjesë në këtë fushatë eliminatore, edhe për kuqezinjtë tanë.

Nga të besuarit e trajnerit Edy Reja dhe Christian Panucci, më i miri ka rezultuar mbrojtësi Ardian Ismajli, i renditur mes 200 futbollistëve më të mirë.

23-vjeçari i Hajdukut të Splitit është vlerësuar me 620 pikë, ndërsa pas tij pozicionohen Berat Djimsiti (547 pikë) dhe Frederic Veseli (500 pikë) në podium.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Kamberi tregon pse zgjodhi Shqipërinë

“Jemi një komb, i përçarë në disa shtete”