11.11.2019 - 20:56
Mbrëmë ishte testi për stadiumin e ri kombëtar dhe UEFA sot ka bërë ditën e sotme zyrtare edhe vendin ku do të luhet ndeshja e 17 nëntorit, mes Shqipërisë dhe Francës.
Në faqen zyrtare, UEFA ka shënuar emrin e “Arenës Kombëtare”, si stadiumin që do të presë takimin, duke zyrtarizuar kështu axhendën, me ndeshjen që do nisë në orën 20:45.
Mesa duket, UEFA ka pritur edhe ndeshjen testuese ditën e djeshme, mes femrave të Vllaznisë dhe Apolonisë, ku delegatët kanë mbetur të kënaqur me kushtet për stadiumin.
Kështu, jepet drita jeshile e institucionin më të lartë europian të futbollit, që ndeshja me Francën të luhet tek “Arena Kombëtare”. Tashmë pritet vetëm starti i ndeshjes…
VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN
Armand Duka për “Arena Kombëtare”
“Rekord kërkesash për Francën, Superkupa në 2022”
Flet Edy Reja