08.11.2019 - 09:22
Forcat e ushtrisë mbërritën në Delvinë.
Qëllimi i tyre është rrregullimi i urës së Vanës, që prej disa ditësh mban të bllokuar banorët fshatit.
Ura e Vanës u dëmtua të hënën nga reshjeve intensive të shiut. 200 banorë të fshatit presin riparimin e saj pasi kam mbetur të izoluar.
Kryetarja e Bashkisë Delvinë thotë se institucioni, për arsye financiare, nuk mund të ndërtojë një ure te re.