MENU
klinika

Nota pozitive

Vlerësimet e kuqezinjve që luajtën sot në Serie A

24.11.2019 - 22:22

Futbollistët shqiptarë që luajnë në Serie A vijojnë me paraqitjet e mira. Thomas Strakosha mori notën 6 në fitoren 2-1 që Lazio arriti në fushën e Sassuolos.

“Mund të kishte bërë më shumë në golin e parë të kundërshtarit. Pjesën tjetër kishte një performancë të mirë dhe të kujdesshme” – shkruhet për gardianin shqiptar.

Mesfushori Emanuele Ndoj u vlerësua me notën 5.5, teksa Brescia e tij u mposht 3-0 në fushën e vet nga Roma. “Mban shumë mirë mesfushën në 45 minutat e para, duke bllokuar mesfushorët e Romës. Në pjesën e dytë vuan presionin e sulmeve verdhekuqe dhe zëvendësohet në minutën e 62’” – është vlerësimi për Ndojin.

Amir Rrahmani (kapiteni i Kosovës) ishte një nga futbollistët më të mirë në fushë në fitoren 1-0 të Verona-s së tij ndaj Fiorentina-s. Nota 6.5 e tregon këtë.

“Një gjigant në mbrojtje dhe një mjeshtër i topave në ajër. Gjithashtu, nuk i la asnjë hapësirë Ribery-së dhe ishte më i miri nga lojtarët në repartin e mbrojtjes”, – shkruhet në vlerësimin për mbrojtësin shqiptar.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN