18.11.2019 - 13:36
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, ka dalë nga spitali, ku ishte shtruar për shkak të problemeve në zemër.
Sipas, transmetuesit publik serb, RTS, këshilltarja e presidentit serb ka thënë se Vuçiç ka lënë sot spitalin dhe është kthyer në banesën e tij dhe se gjendja e ti shëndetsore është stabile.
Ministri serb i Shëndetësisë, Zllatibor Llonçar, tha se mjekët e Spitalit Ushtarak, ‘i shpëtuan jetën presidentit pas problemeve kardiovaskulare’.
“Ditën e shtrimit në spital, ‘jeta e Vuçiç ishte në rrezik”,- shtoi Llonçar.
Kjo është hera e parë që zyrtarisht zbulohet se Vuçiç vuan nga problemet në zemër.