MENU
klinika

"Do të përforcojmë miqësinë"

Zaev niset drejt Greqisë: Do takoj Micotakisin

13.11.2019 - 11:49

Kreu i qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev nesër padite do të udhëtoj për Greqi ku mes tjerash do të realizoj takim edhe me homologun e tij grek Micotakis.

“Nesër pasdite udhëtoj për në Greqi marr pjesë në një simpozium, do të takohem me Micotakisin dhe do të kem fjalim. Duhet të ndaj kënaqësinë time për interesin e kompanive greke që të investojnë në vendin tonë. Do ta shfrytëzoj mundësinë që të përforcojmë miqësinë dhe përmes ekonomisë, ta thellojmë bashkëpunimin”- deklaroi kryeministri Zoran Zaev

Ndërkohë i pyetur për takimin Pendarovski-Makron, u shpreh se pret të kthehet Pendarovski dhe të njoftohet në detaje për takimin, megjithatë u shpreh se është i kënaqur nga takimi i realizuar.

“Jam i kënaqur nga takimi i Pendarovskit me Makronin, pres presidentin që të kthehet dhe të njoftohem drejtpërdrejt për të gjitha detajet”- tha Zaev.