26.11.2019 - 09:43
Presidenti i Republikës Ilir Meta ka zhvilluar një bisede telefonike me Komisionerin e BE-se për Çështjet e Brendshme, Dimitris Avramopoulos.
Në një njoftim për mediat, nga Presidenca, bëhet me dije se Komisioneri Avramopoulos i shprehu Presidentit Meta solidaritetin dhe gatishmerinë e strukturave të emergjencave civile europiane për të ndihmuar Shqipërinë.
Presidenti Meta e falenderoi Komisionerin Avramopoulos për solidaritetin dhe perpjekjet e tij për të sensibilizuar Komisionin Europian për të aktivizuar menjëhere ndihmat humanitare për Shqipërinë.