MENU
klinika

Çfarë pritet këtë dimër?

Zbardhet Tomorri ‘plak’, bora zbriti shpejt

11.11.2019 - 08:22

Bie dëbora e parë në malin e Tomorrit. Sot maja e Malit të Tomorrit është mbuluar nga dëbora.

Vitin e kaluar dëbora e parë ka rënë rreth një muaj më vonë e për banorët e zonës kjo tregon se dimri do të fillojë më shpejtë e pritet të jetë me lagështi.

Meteorologët kanë parashikuar se 15 ditëshi i parë i muajit nëntor do të jetë i lagësht dhe me temperatura të ulëta.

Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, kjo javë, do të nisë me diell e temperatura në rënie në orët e mëngjesit. Ditën e martë, fillimisht moti parashikohet i qëndrueshëm, por prej mesditës, në të gjithë vendin do të nisin reshjet e shiut.

Këto, në pjesën bregdetare e jugperëndim, parashikohen me intensitet të lartë me rrebeshe dhe rrufe. Në Alpe, do të nisin reshjet e dobëta të dëborës.
Deri ditën e enjte, reshjet do të vijojnë në të gjithë vendin hera-herës dhe në formën e shtrëngatave me rrufe, kryesisht në bregdet. Ditën e premte, reshjet kanë tendencën të mbeten të lokalizuara, vetëm përgjatë bregdetit.

Drejtimi dominues e erës, do të jetë përgjithësisht nga kuadrati i jugut. Hera herës, kryesisht në mesjavë, era do të fryjë e fortë dhe me rrahje në bregdet.