MENU
klinika

8 mld mallra më pak

‘Zbehen’ shkëmbimet tregtare Shqipëri-Itali

19.11.2019 - 12:25

Shkëmbimet tregtare midis Shqipërisë dhe Italisë po përjetojnë ditë jo të mira.

Këtë na e konfirmojnë pikërisht shifrat e INSTAT. Shqipëria në muajin tetor ka eksportuar në Itali 1.2 miliardë lekë mallra më pak së në tetorin e vitit të kaluar.

Po ashtu, edhe në rang 10 mujori, rënia është edhe më e fortë me rreth më shumë se 3 miliardë lekë minus krahasuar me periudhën janar-tetor të vitit të kaluar.

E njëjta tendencë konstatohet edhe me importet. Në muajin tetor të këtij viti, Shqipëria importoi nga Italia 2 miliardë lekë mallra më pak se në tetorin e vitit të kaluar.

Në peridhën 10 mujorore te 2019-tës, Shqipëria ka importuar nga Italia rreth 8 miliardë lekë mallra më pak.

Balluku zbulon objektivin për 2025-ën

10 milionë pasagjerë brenda vitit në Rinas

Dhjetëra njësi administrative pa fëmijë

Si po shuhet Jugu i vendit! Popullsia, drejt plakjes

"Rroga më të larta dhe të ardhura për frymë mbi 10 mijë euro"

Parashikimi për 2025: Do të ketë rënie të papunësisë