MENU
klinika

Në miqësoren Shqipëri-Francë

Artistët që do performojnë në stadiumin “Air Albania”

15.11.2019 - 18:20

Stadiumi më i ri në qytet, “Air Albania” do përurohet këtë të dielë më 11 nëntor.

Gjatë ceremonisë së përurimit do të performojnë emra të njohur të muzikës shqiptare, si dhe do të luhet ndeshja e parë miqësore Shqipëri-Francë.

Janë zbuluar emrat që do të marrin pjesë në spektaklin e organizuar nga Ardit Gjebrea. Kujtojmë se pak ditë më parë ne media qarkulloi një lajm ku thuhej se këngëtari Ardit Gjebrea do të paguhej 180 mijë euro për të kënduar.

E para që do të hapë spektaklin do të jetë këngëtarja Era Istrefi, e cila do të performojë këngën zyrtare të FIFA World Cup 2018, “Live it up”.

Më pas do performojë Flori Mumajesi këngën “Kuq e Zi”, për t’u pasuar nga “Xhamadani vija vija”, që do të këndohet nga Aurela Gaçe.

Këngëtarja  Juliana Pasha do të performojë “Himnin e flamurit”, ndërsa pas saj do ta mbyllë Besa Kokëdhima me himnin e Francës, “La Marseillaise”.

Në orën 20:30 pritet të nisë ceremonia e përurimit, ndërsa ndeshja 15 minuta më vonë.