MENU
klinika

Vihet në funksion baza ajrore

‘Zgjohet’ baza e Kuçovës

16.11.2019 - 21:00

Për herë të parë në 20 vjetët e fundit është vendosur në funksionim baza ajrore e Kuçovës.

Për një javë, aty dhe në bazën e Rinasit janë ulur dhe ngritur në fluturim avionë ushtarakë amerikanë që kanë marrë pjesë në një manovër të përbashkët me forcat speciale shqiptare. Në bazën ajrore e Kuçovës do të investohet nga NATO-ja dhe ajo do të kthehet në një qendër stërvitore të Aleancës.

Baza ajrore e Kuçovës, e piketuar nga NATO për t’u shndërruar në një qendër stërvitore të Aleancës kalon provën e parë. Për një javë aty janë ulur dhe ngritur në fluturim dy avionë amerikanë të modelit “MC-130J Commando II” të Krahut të Operacioneve Speciale ajrore amerikane.

Kjo është hera e parë në 20 vjet që në bazën ajrore të Kuçovës ulen avionë ushtarakë të përmasave të tilla. Ulja e këtyre avionëve vjen në kuadër të stërvitjes së përbashkët të forcave shqiptare dhe atyre amerikane.

kolana e librave

Avionët ushtarakë amerikanë kanë përdorur gjatë manovrës edhe bazën ushtarake të Rinasit.

Ministria e Mbrojtjes nuk dha shumë informacion në lidhje me këtë manovër, ndërsa u mjaftua vetëm me përgëzimin e forcave speciale shqiptare, që sipas ministres Olta Xhaçka, treguan se janë të afta për të marrë pjesë në operacione speciale bashkë me kolegët e tyre amerikanë.

Në këtë manovër forcat speciale shqiptare shfrytëzuan mjetet ajrore amerikane, ndërsa ka pasur edhe ndërveprim të forcave të të palëve.

Në bazën ajrore e Kuçovës do të investohet nga NATO-ja dhe ajo do të kthehet në një qendër stërvitore të Aleancës.

Ky është investimi i parë i NATO-s në Shqipëri që vjen në 10 vjetorin e anëtarësimit të vendit në aleancën më të madhe ushtarake të botës.