MENU
klinika

Si ta kuroni në kushte shtëpie!

Zjarri i natës, një formë e rrallë herpesi

23.11.2019 - 21:33

Zjarri i natës është virusi që e bën trupin tuaj të duket sikur ka marrë flakë.

Ai vepron duke u strehuar në një pikë qendrore të nyjave nervore që ndodhen në thellësi të sistemit nervor, ku çliron neurotoksinën, e cila përhapet në të gjithë trupin duke shkaktuar gjithandej inflamacion të nervave.

Është e kotë t’ju themi se ky virus krijon shumë frikë dhe ankth, por këto emocione negative sekretojnë hormone që e ushqejnë dhe e bëjnë më të fortë virusin. Kjo formë e tmerrshme e herpesit është relativisht e rrallë. Mos harroni se trupi e ka gjithmonë aftësinë për t’u shëruar, qoftë edhe nga ky variant i pazakontë i virusit.

  • Si të shëroheni nga herpesi

Çdolloj herpesi është i dhimbshëm dhe shqetësues. Qoftë i shoqëruar me acarim lëkure ose jo, ai ta bën jetën shumë të vështirë. Fatmirësisht, ekzistojnë ilaçe mjaft efikase kundër tij.

Kohëzgjatja e këtij procesi varet nga një numër faktorësh si, koha që ka kaluar virusi në organizmin tuaj, mënyra e jetesës (nëse jeni të ekspozuar ndaj një mjedisi toksik që ushqen virusin) dhe në varësi të sistemit imunitar (nëse ai nuk është dëmtuar nga mjekimet e gabuara).

Ky proces mund të zgjasë nga tre muaj deri në një vit e gjysmë. Kujdesuni për trupin dhe sistemin tuaj imunitar duke u ushqyer shëndetshëm, duke u stërvitur dhe fjetur mjaftueshëm. Për informacione të mëtejshme lexoni pjesën e katërt të librit.

  • Ushqimet kurative

Disa ushqime janë mjaft efikase në trajtimin dhe kurimin e herpesit të shoqëruar ose jo me acarime të lëkurës. Sipas rastit, ato sulmojnë virusin, ndihmojnë organizmin që të ripërtërihet nga neurotoksinat, përforcojnë sistemin imunitar, kurojnë sistemin nervor, qetësojnë inflamacionin e lëkurës dhe detoksikojnë trupin.

Frutat ideale për të trajtuar herpesin janë boronicat e egra, arrat e kokosit, papajat, mollët e kuqe, dardhat, karçofët, bananet, patatet e ëmbla, spinaqi, shpargujt, marulet (varietetet që janë me gjethe jeshile të errët ose të kuqe), bishtajat dhe avokadot

Çfarë ndodh në trupin tuaj kur e konsumoni

Rrahjet e zemrës nga kafja/ A duhet të shqetësoheni?

Përdorimi dhe efektet tek flokët dhe skalpi

Çfarë është shampoja e thatë