08.12.2019 - 16:10
Një ngjarje e rëndë është regjistruar në burgun në Greqi, në burgun e Agias.
Raportohet se një i burgosur i moshës 36-vjeç është gjetur i vdekur mëngjesin e së dielës në qeli.
Referuar mediave greke, i burgosuri ishte me origjinë shqiptare dhe u gjet i vetëm në qelinë e tij.
Sipas hetimeve paraprake në trupin e shqiptarit nuk janë gjetur shenja të dhunës, megjithatë pritet të bëhet autopsia për të mësuar shkakun e vërtetë të vdekjes së 36-vjeçarit.
VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN
Vdekja e 3-të brenda pak ditësh
Vdes një tjetër i burgosur shqiptar në qelinë greke
Të regjistruarit